Falcao-Chelsea, prag “martese”

Chelsea është gjithnjë e më pranë sulmuesit Radamel Falcao, referuar mediave britanike.

Sulmuesi kolumbian e ka mbyllur pa sukses periudhën e huazimit te Manchester United, që vendosi të mos e blejë, ndaj tashmë është kthyer te Monaco-ja.

Megjithatë, 4 gola në 29 ndeshje te United nuk e trembin Chelsea-n dhe trajneri Jose Mourinho vazhdon ta admirojë sulmuesin, i cili te Atletico Madrid-i ishte një ndër më të mirët në botë dhe do të ishte zëvendësi ideal për Didier Drogba-në, i cili ka mbyllur karrierën me “Blutë”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Për t’u veçuar është edhe fakti se agjent i Falcao-s është i famshmi Jorge Mendes, i cili njëkohësisht përfaqëson edhe Mourinho-n.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?