“Falë jush arrita në kombëtare dhe në Seria A”, Dermaku ka një mesazh lamtumire

Mbrojtësi i Kombëtares, Kastriot Dermaku, zyrtarizua ditën e djeshme te skuadra e Parmës në Serinë A, teksa firmosi një kontratë 4 vjeçare. Sot nëpërmjet një postimi në “Instagram”, 27-vjeçari i ka shprehur mirënjohje të thellë klubit të Cozencës për gjithçka që ai ka arritur me fanellën e kësaj skuadre. Dermaku nënvizon faktin se ai klub e rriti si njeri, dhe i dha mundësi të luajë me Kombëtaren dhe të kalonte Serinë A.

Postimi i Kastriot Dermakut

“Dhe ja ku jemi, mirënjohje. Nuk është e lehtë të gjej fjalët për të përshkruar emocionin tim. Kam shpenzuar dy vite të mrekullueshme dhe të falënderoj Cosencën, është e fundit që mund të bëj. Cosenca më rriti si njeri, si futbollist dhe më dha mundësinë të luaj në Kombëtare e tashmë, të kaloj në divizionin më të lartë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Cosenca më bëri të njoh njerëz të mirë, por mbi të gjitha, më dhuroi emocione të pabesueshme të cilat do t’i kujtoj gjatë gjithë jetës. Dua të falënderoj të gjithë, klubin, stafin, tifozët, qytetin që më bëri të ndihem si në shtëpi. Të gjithë ata që punuan në prapaskenë, magazinierët dhe të gjithë, të gjithë ata që udhëtuan me mua në këto dy vite. Nga sot, ju do të keni një fans më shumë. Faleminderit Kosenca! Shihemi këtu”.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?