Fati i Maurizzio Sarrit varet nga… Pep Guardiola

E ardhmja e Maurizio Sarrit do të përcaktohet nga Pep Guardiola. Pozitat e trajnerit italian janë lëkundur dhe qëndrimi në stolin e Çhelsea-t do të varet nga finalja e Kupës së Ligës. Të dielën e ardhshme, Blutë e Londrës do të luajnë kundër Manchester City-t.

Në rast se Blutë humbasin, Sarri do të shkarkohet nga detyra dhe do të zëvendësohet nga Giannfranco Zola. Një ironi fatkeqe kjo, pasi më 10 shkurtin e kaluar, Manchester City i turpëroi në kampionat, me rezultatin e thellë 6-0.

Në fundin e ndeshjes, Sarri nuk i dha dorën Guardiolës, duke u larguar menjëherë në dhomat e zhveshjeve, por tashmë fati i tij do të varet nga strategu spanjoll.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?