Federata Italiane e Futbollit rihap hetimet ndaj Juventusit dhe 8 klubeve të reja

Juventus përfundon sërish nën hetime në Itali për manipulim të bilanceve financiare, ndërkohë edhe tetë skuadra të tjera janë nën hetim nga prokuroria për shkelje të rregullave të “Fair play-t” financiar.

Dosja prej 1400 faqesh ka sjellë shumë fakte të reja, që implikojnë dhe Sampdorian, Genoan, Pro Vercellin, Parmën, Pisën, Empolin, Novarën dhe Pescarën. Sipas asaj që raportojnë mediat italiane të gjitha këto skuadra rrezikojnë të sanksionohen.

Janë 52 persona të cilët janë nën hetim nga prokuroria federale, teksa tani nuk janë më vetëm ish-drejtuesit e Juventusit. Në lupën e prokurorisë kanë përfunduar dhe Milani dhe Roma për lëvizjet Spinazzola-Luca Pellegrini dhe Caldara-Bonucci. Prokuroria në Torino pak ditë më parë mbylli hetimet, por federata italiane kërkon që të hapen sërish për skuadrën e Juventusin.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?