Fenomeni Ronaldo zbulon futbollistin që i afrohet stilit të tij: Më kujton veten
Shumë janë krahasuar me të, po askush nuk ka mundur kurrë t’i afrohet klasit të tij. Ronaldo Nazario da Lima asnjëherë nuk ka folur për ndonjë pasues të tij.
Fenomeni ka vlerësuar gjithnjë potencialin e lojtarëve me të cilët është përafruar, por pa e shprehur kurrë se ata ngjanin vërtetë me të në lojë. Në një intervistë të dhënë së fundmi ai është shprehur se Kylian Mbappe është futbollisti që i afrohet stilit të tij.
“Teknikisht ai është fantastik, ai është pothuajse i pandalshëm dhe ai mund të ishte shpallur lojtari më i mirë në Kupën e Botës. E meritonte kaq shumë. Shumë sulmues në këtë Botëror kanë qenë të shpejtë, por ai është me diferencë më i shpejti.
Kur e shikoj atë të luajë, më kujton veten në momentet më të mira. Ai e di saktësisht se si të shfrytëzojë hapësirat e lira, si të jetë i paparashikueshëm me dhe pa top. Madje edhe si të dalë në mënyrën më të mirë nga situatat një-kundër-një. Është mbresëlënës”, tha ish-kampioni brazilian për Apostagolos.
KOHA JONË SONDAZH

