“Fenomeni” Ronaldo zgjedh 11-shen më të mirë në histori, lë jashtë cr7
Luiz Nazario De Lima Ronaldo ose më saktë Ronaldo fenomeni ka zgjedhur 11-shen më të mirë të të gjithë kohërave. Ndër emrat e përzgjedhur nga ish-sulmuesi i Interit nuk ka vend për asnjë ish shok skuadre tek Interi por as Kristiano Ronaldon e Nejmar Jr.
Përveç tij janë edhe 3 brazilianë të tjerë në 11-shen ideale të fenomenit Ronaldo. Në portë është Bufon, ndërsa mbrojtja përbëhet nga Kafu në të djathtë, Kanavaro e Maldini në qendër dhe Roberto Karlos në të majtë.
Mesfusha nis me Pirlon përpara mbrojtjes, Mesi në të djathtë Maradona e Zidane më të avancuar dhe Pele në të majtë, ndërsa në sulm është i vetëm ai pikërisht Ronaldo fenomeni.

KOHA JONË SONDAZH

