Ferdinand: Kjo është mizori, “Topin e Artë” duhet ta marrë Lewandowski
Rio Ferdinand, ish-mbrojtësi i Manchester United dhe i përfaqësueses së “Tre Luanëve”, është kundër vendimin të “France Football” dhe është shprehur se Lewandowski duhet të bëjë një peticion, pasi e meriton këtë çmim individual. Ferdinand është i bindur se polaku meriton të shpërblehet për performancën e jashtëzakonshme që ka dhuruar këtë sezon.
“Nëse do të isha Lewandowski, do të nisja një peticion për ta ndryshuar qëndrimin e “France Football.” Përveç vitit kur e mori Luka Modric, Messi dhe Ronaldo kanë mbizotëruar në garën për këtë çmim për 12 vitet e fundit. Leëandoëski ka qenë në një nivel tjetër këtë sezon. Nuk mund ta besoj se e kanë anuluar.
Është mizore, kjo është fjala e duhur për ta përshkruar. Lewandowski meriton ta fitojë atë çmim për atë që ka bërë këtë sezon. Nëse e udhëheq Bayernin drejt suksesit në Champions League dhe sërish nuk ia japin, nuk do të ishte e drejtë.
Për atë që përfaqëson ky çmim për historinë e lojës, mendoj se është turp që ata e kanë hequr për këtë vit. Pse nuk mund ta japin çmimin, edhe nëse nuk do të ketë një ceremoni gala, siç bëjnë zakonisht? Unë mendoj se nuk shkon kështu”, u shpreh Ferdinand.
KOHA JONË SONDAZH

