Fernando Torres, dy gola ndaj Realit, Simeone: U rikthye “burrë”

Trajneri i Atletico Madrid, Diego Simeone, thotë se Fernando Torres iku fëmijë dhe është kthyer “i pjekur ” në skuadër, pasi shënoi dy gola në ndeshjen e parë, pas kthimit në Madrid, në derbi ndaj Realit të Carlo Ancelotti. Lojtari i kombëtares spanjolle, 30 vjeç, u largua nga klubi ku u formua në vitin 2007 për tek Liverpul, për t’u rikthyer 8 vjet më pas, gjatë merkatos së fundit të janarit. Ai firmosi me Atleticon në fillim të këtij muaji dhe shënoi dy gola në barazimin e së enjtes në mbrëmje, 2-2, ndaj Realit brenda në “Santiago Bernabeu”, në takimin e vlefshëm për Kupën e Mbretit. Skuadra e tij arriti në çerekfinale të këtij kompeticioni, duke fituar me rezultatin e përgjithshëm 4-2, pasi e kishte fituar 2-0 ndeshjen e parë. – “Ai iku, u maturua dhe tani është kthyer burrë,” – theksoi trajneri Simeone, për Torres.  –“Jam shumë i lumtur me të. Tifozët janë po ashtu të kënaqur dhe mbërritja e tij ka qenë e mirë për ne, pavarësisht disa dyshimeve.” Ai erdhi në formë huazimi tek Atletiko, teksa u arrit një marrëveshje me Milan. Torres që provoi edhe dy eksperienca të tjera në Premier League me Liverpul e Çelsi, rikthehet në shtëpi, në mënyrën më të mirë të mundshme. Torres nuk kishte shënuar asnjëherë më parë në “Bernabeu” gjatë përvojës së parë me Atletikon. Dy golat e tij erdhën në fillim të secilës pjesë të lojës, duke i sjellë eliminimit Realit të Cristiano Ronaldos, nga Kupa e Mbretit. – “Ishte një mbrëmje e bukur. Një mbrëmje, për të festuar,” – tha Torres pas ndeshjes. – “Jam i lumtur që shënova dy gola në ndeshjen e parë pas kthimit dhe sidomos në një stadium ku nuk kisha shënuar kurrë më parë.”

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?