Feronikeli barazim spektakolar në “frymën e fundit” në Uells, pranë kualifikimit në Champions (VIDEO)

Feronikeli ka arritur që të marrë një barazim shumë të vlefshëm 2-2 në turin e parë të Champions League ndaj “The New Saints”. Kampionët e Kosovës shënuan dy gola në minutat e fundit për të mbajtur gjallë shpresat për një kualifikim.

Pjesa e parë e takimit në Uells, u mbyll pa gola, ndërkohë që në fillimin e fraksionit të dytë ishte Draper që shënoi për vendasit, teksa gjeti golin nga pika e bardhë e penalltisë. Në minutën e 77-të, Eduards dyfishoi shifrat, ku në zhvillimet e një goditje këndi, përfitoi nga një dalje jo e mirë e portierit të Feronikelit.

Gjithsesi skuadra kosovare e kishte lënë gjithçka për në minutat e fundit. Në të 89-tën, ishte Zeka, i cili pas një harkimi nga Fazliu, u fut bukur me kokë, dhe ngushtoi shifrat. Kur u duk se gjithçka do përfundonte me shifrat 2-1, Feronikeli fitoi një penallti, dhe e shndërroi në gol ish-lojtari i Partizanit, Astrit Fazliu.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?