Festimi i çuditshëm, sulmuesi francez tromaks vogëlushin
Një episod sa i pazakontë, aq edhe qesharak është regjistruar në kampionatin e Arabisë Saudite në takimin Al-Hilal-Al-Itihad.
Pjesë e ekipit të Al Hilalit, është edhe sulmuesi i njohur Bafetimbi Gomis i cili shënoi gol në këtë takim për të tijtë.
Pas golit, Gomis i cili njihet për mënyrën e tij të veçantë të festimit, ka shkaktuar frikë te njëri nga fëmijët që mbledh topat gjatë ndeshjes.
Në fakt sulmuesi njihet për epitetin “Pantera” ndërsa këtë herë festa e sulmuesit francez duke u zvarritur në tokë nuk shkoi sipas parashikimeve.
Vogëlushi u frikësua nga festa e çuditshme e futbollistit dhe ia mbathi me të katrat.
Gomis e shleu “gabimin”, duke e takuar kapësin e topave pas ndeshjes, madje i kërkoi falje duke i dhuruar edhe fanellën e tij.
https://twitter.com/TheSwypeSports/status/1098882119093374976?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1098882119093374976&ref_url=https%3A%2F%2Fjoq.al%2Fartikull%2F522428.html
KOHA JONË SONDAZH

