FFK zbulon më të mirët për vitin 2022, Daja shpallet trajneri më i mirë

Federata Kosovare e Futbollit, organizoi një mbrëmje gala për ndarjen e çmimeve për vitin kalendarik 2022. Pjesë e këtij eventi ishin edhe Daulina Osmani, zv/ministre e Sportit, presidenti i FSHF-së, njëherësh anëtar i KE të UEFA-s, Armand Duka dhe presidenti i KOK-ut, Ismet Krasniqi.

Këtë event me nga një telegram e përshëndetën i pari i FIFA-s, Gianni Infantino dhe ai i UEFA-s, Aleksandër Çeferin. Futbollisti më të mirë 2022 në Superligë i takoi kapitenit të Ballkanit, Armend Thaqi.

Në 11-shen më të mirë të Superligës u zgjodhën: Enea Koliqi, Armend Thaqi, Lumbardh Dellova, Astrit Thaqi, Ardian Limani, Ermal Krasniqi, Lindon Emërllahu, Ilir Krasniqi, Endrit Krasniqi, Albion Rrahmani, Marko Simonovski.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ky i fundit e fitoi edhe çmimin e golashënuesit më të mirë të vitit. Trajneri më i mirë i takoi Ilir Dajës, ndërsa gjyqtari më i mirë për herë të shtatë u shpall Genc Nuza.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?