Fieraku Julian Gërxho, një hap larg Tërbunit të Pukës

Tërbuni është një nga dy skuadrat që siguroi arritjen e Superiores në fund të sezonit 2014-2015 të Kategorisë së Parë, ndërsa ka nisur nga puna për ndërtimin e skuadrës me të cilën do të përfaqësohet në elitë. Largimi i trajnerit Elvis Plori ka hapur probleme në radhët e veriorëve, por kjo çështje pritet të marrë fund brenda pesë ditësh, kur pritet të emërohet dhe tekniku i ri.

 Por, përcaktimi i trajnerit të ri nuk shqetëson drejtuesit në rrugën e tyre për të kontaktuar me lojtarë me emër të Superiores. Duke parë që janë skuadër pa përvojë në këtë kompeticion, objektiv primar i Tërbunit është qëndrimi në elitën e futbollit shqiptar.

Përsa i përket merkatos, mesfushori fierak Julian Gërxho, ish-futbollisti i Apolonisë dhe Bylisit ka patur edhe më parë kontakte me pukjanët, por kur kjo skuadër militonte në Kategorinë e Parë. Megjithatë, mesfushori pohon se është kontaktuar nga drejtuesit e Tërbunit dhe se përgjigja do të jepet pas pak ditësh.

Swiss Digital Desktop Reklama

 “Nuk e mohoj që më kanë kontaktuar drejtuesit e Tërbunit, por unë kam edhe oferta të tjera. Jam në pritje të disa zhvillimeve dhe më pas do të vendos. Por, e sigurtë është që e ardhmja ime do të jetë në elitën e futbollit shqiptar. Për momentin nuk mund të përmend emra të tjerë, por që shumë shpejt unë do të vendos se ku do të shkoj”, tha lojtari që mbylli sezonin me Apoloninë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?