FIFA bllokon merkaton e Chelsea-t
FIFA ka penalizuar ekipin e Chelsea-t duke i bllokuar merkaton për dy sezonet e ardhshme, pasi klubi ka shkelur rregullat në lidhje me transferimin e lojtarëve të rinj.
Ndalimi i merkatos për “Blutë e Londrës” do qëndrojë në fuqi deri në fund të janarit 2020, por nuk do pengojë largimin e lojtarëve nga klubi dhe nuk do zbatohet për ekipin e grave.
Chelsea ka vetëm tri ditë kohë për të ankimuar vendimin dhe do të paguajë një gjobë prej 460.000 paundësh. Ndërkohë edhe Shoqata e Futbollit (FA) është gjobitur me 390.000 paund.
Ky vendim erdhi pas një hetimi të FIFA-s për nënshkrimin e Chelsea me lojtarët e huaj nën moshën 18 vjeç, përfshirë edhe ish-sulmuesin Bertrand Traore.
KOHA JONË SONDAZH

