FIFA gati të marrë një vendim të rëndësishëm, e pëson Juvja

Huazimi është kthyer në një formë spekulimi me përfitime shumë të mëdha për klube të ndryshme, duke bërë që FIFA të marrë në konsideratë mundësinë për të ndalur ose ulur numrin e transferimeve të futbollistëve mes klubeve përgjatë një sezoni.

Siç raporton “France Football”, organi më i lartë i futbollit po shqyrton prej disa muajsh efektivitetin e transferimeve, që si qëllim primar kanë patur pikërisht dhënin e një mundësie aktivizimi lojtarëve të rinj, të cilët nuk kanë arritur të gjejnë hapësira dhe minuta në klubet e origjinës.

Tashmë huazimi apo transferimi i lojtarëve bëhet vetëm për qëllime financiare, përfitimin monetar të një klubi. Shembull nga FIFA marrë klubi torinez i Juventusit, i cili vetëm këtë sezon ka transferuar plot 41 lojtarë, për të vijuar me Udinezen 27, Çelsi 22, Mançester Siti 18 dhe në Francë Monako 11. Qeveria e Futbollit do ta diskutojë këtë çështje në mbledhjen e radhës, ku mund të merret vendimi për të ulur numrin e lejuar të tansferimeve në sezon.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?