FIFA godet ashpër Chelsean, dënim i rëndë për klubin anglez
Sikur mos mjaftonte kriza që po kalon, FIFA i ka dhënë sot një goditje të rëndë klubit anglez të Chelseat.
Institucioni më i lartë i futbollit botëror i ka bllokuar londinezëve mundësinë për të blerë lojtarë të rinj në skuadër deri në vitin 2020.
Ky dënim vjen për shkak të parregullsive që blutë e Londrës kanë bërë në merkatot e ndryshme, duke transferuar plot 29 futbollistë minoren, të cilët nuk e kishin mbushur moshën e duhur për të nënshkruar me një klub.
Përveç dënimin është dhënë edhe një gjobë financiare prej 610 mijë franga zvicerane, si dhe një gjobë prej 510 mijë franga zvicerane për Federatën e Futbollit të Anglisë.
Në këtë mënyrë, Chelsea mund të firmosë me një lojtar të ri vetëm në verën e vitit 2020 dhe gjatë kësaj kohe, mund të marrë vetëm futbollistët që ka në gjendje.
KOHA JONË SONDAZH

