Finalja e Champions Leagues, 200 milionë njerëz do ta ndjekin
Përveç atyre që tashmë kanë arritur që të sigurojnë një biletë për në finalen e madhe të Berlinit, me milionë të tjerë do ta shohin nga ekranet e televizioneve.
Sipas mediave të ndryshme rreth 200 milionë njerëz nga mbarë bota thuhet do të ndjekin finalen e sotme të Champions League.
Të gjithë presin që yjet si Messi, Neymar, Pirlo, Buffon dhe tjerët të ofrojnë spektaklin e tyre në fushën e gjelbër. Edhe moti si duket do të jetë në anën e tyre, pasi është freskët pas një reshje të lehtë të shiut sot në mesditë.
Pra, gjithçka është gati për këtë mbrëmje magjike, teksa duhet të bëheni gati për të mbajtur frymën.

