Finalja e madhe e Berlinit, Allegri: Juve, asgjë për të humbur ndaj Barcelonës

Juventusi barazoi 1-1 ndaj Realit në “Santiago Bernabeu” dhe kaloi me rezultatin e përgjithshëm 3-2 në finale, ku do të luajë ndaj Barcelonës dhe do të kërkojë trofeun e tretë në histori të Ligës së Kampioneve.

Juventus 12 vjet me parë shkoi në finale të Champions League dhe humbi me penallti ndaj Milan, pas 120 minutave lojë. Bardhezinjtë rikthehen në finalen e 6 qershorit 2015, përballë Barcelonës për të ri-ngritur trofeun më prestigjoz në kontinent.     

Heroi i Juventusit në ndeshjen ndaj Realit ishte padyshim sulmuesi Alvaro Morata, i cili i shënoi ish-ekipit të tij golin që i dha ‘biletën’ bardhezinjëve për në finalen e Berlinit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në shenjë respekti ndaj madrilenëve ai nuk festojë pas shënimit të golit. Ai të njëjtën gjë bëri edhe në Torino, por Morata shprehet se nuk ndihet aspak keq pas ndeshjes. – “Unë tani luaj për Juventus dhe e bëra punën time. Ne kemi luftuar shumë për të arritur këtu, por kjo nuk do të thotë se këtu përfundon gjithçka. Ne duam ta fitojmë finalen dhe të bëjmë histori”, deklaroi sulmuesi spanjoll pas ndeshjes.

Swiss Digital Mobile Reklama

Allegri: Me Barcelonën, më e vështirë

Kur drejtuesit e Juventusit vendosën në stolin e bardhezinjëve Massimiliano Allegri shumë tifozë, por jo vetëm, dolën hapur kundër tij. Por pas ndeshjes në “Bernabeu” duket se edhe më skeptiku ka ndryshuar mendje për ish-trajnerin e Milanit.

Allegri foli pas ndeshjes ndaj Realit duke thënë se ekipi i tij bëri një ndeshje të mirë, megjithëse u shpërdoruan disa raste flagrante para portierit kundërshtar.  – “Është një gëzim i jashtëzakonshëm. Nga ana teknike luajtëm mirë, por të dyja ekipet patën mundësi për të shënuar më shumë. Në pjesën e parë ne mund t’i shfrytëzonim më mirë rastet e krijuara, ndërsa në pjesën e dytë u mendua se do të pësonim gola të tjerë, por lojtarët zhvilluan një ndeshje të madhe”, tha Allegri.

Për sa i përket finales së 6 qershorit në Berlin, Allegri ka thënë se Barcelona është një ekip i madh, por Juventusi do të luajë mundësitë e tij.  -“Është pothuajse e pamundur ta mposhtim Barcelonën, por në një ndeshje të vetme gjithçka mund të ndodhë dhe ne do të shkojmë në Berlin për të fituar”, ka deklaruar Allegri.  

Allegri ka marrë komplimente edhe nga Arrigo Sacchi. “Ju e nderuat Italinë”, tha ai. “Të luash në ‘Bernabeu” nuk është e lehtë. Juventusi zhvilloi një pjesë të parë të kënaqshme, ndërsa 45 minutat e dyta lojtarët i interpretuan shkëlqyeshëm. Unë mendoj se kjo finale është shumë e rëndësishme për futbollin italian”, shtoi 69-vjeçari.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?