FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Finalja ndërpritet për 14 minuta, tifozët injorojnë ditancimin social

Finalja e Kupës së Danimarkës midis AaB dhe SonderjyskE është ndërprerë për 14 minuta, pasi tifozët e pranishëm në stadium nuk kanë respektuar distancimin social në tribuna. Ndeshja është ndërprerë rreth minutës së 30-të nga gjyqtari.

Tifozët e ekipit të AaB ishin shumë pranë njëri-tjetrit, ndaj u desh ndërhyrja e policisë që të respektohet distancimi social. Ishte lejuar që në stadium të hynin vetëm 1,914 tifozë për këtë ndeshje, por mjaft prej tyre u nxorën nga stadiumi prej policisë për mos respektimin e rregullave.

Në Danimarkë, nga 10 qershori ndeshjet luhen me një prani të limituar të tifozëve në tribuna. Ndeshja finale u fitua 2-0 nga skuadra e SonderjyskE.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?