Finalja për një vend në Superiore, zbulohen formacionet e Vllaznia-Besëlidhja

Në stadiumin “Loro Boriçi” pas pak minutash do të luhet finalja e mbijetesës. Ndeshja e “play off”-it mes Vllaznisë dhe Besëlidhja do të nisë në orën 19:00 dhe do të përcaktojë skuadrën që do të luajë në Kategorinë Superiore sezonin e ardhshëm.

Shkodranët vijnë në këtë përballje pasi u renditën në vendin e 8-të në elitë (me 46 pikë të grumbulluara në 36 javë) dhe lezhjanët fituan shansin për të besuar te ngjitja, pasi u pozicionuan të dytët në Grupin A të Kategorisë së Parë dhe mposhtën 3-2 të mërkurën në ndeshjen e parë “play off” Pogradecin.

VLLAZNIA: Efremov, Gurishta, Malota, Adili, Shtubina, Lika, Krymi, Kruja, H.Marku, Sidorenko, Zhunior. Trajner: Hysen Dedja

Swiss Digital Desktop Reklama

BESËLIDHJA: Vukasinoviç, Fetaj, Dibra, Moçi, Rustemaj, Hepaj, Çokiç,Bushi, Përgjoni, Hoxha, Xhorxheviç. Trajner: Elvis Plori

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?