FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Fiorentina fiton pas dy muaj e gjysmë ndaj Spal-it të Berishës, Brescia mundet thellë (VIDEO)

Fiorentina ka arritur që të marrë një fitore të vështirë 1-0 ndaj Spal-it. Fitorja për skuadrën vjollcë mungonte që nga 30 tetori i vitit të kaluar duke zbritur në vendet e fundit të renditjes.

Etrit Berisha zhvilloi një ndeshje shumë të mirë, por gardiani i kombëtares sonë nuk mundi që të frenonte goditje me kokë të Pezzella-s 8 minuta nga fundi i kohës së rregullt.

Sampdoria ndërkohë mori një fitore të thellë 5-1 ndaj Brescias. Ndoj luajti në 20 minutat e fundit, por pa mundur që të ndihmojë skuadrën e tij që të merrte pikë. Në ndeshjet e tjera, Torino fitoi 1-0 ndaj Bolognës. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?