Fiorentina shkarkon trajnerin Montella, ja emrat që pritet ta zëvendësojnë
Vincenzo Montella i ka dhënë fund aventurës së dytë në krye të Fiorentinës. Drejtuesit e klubit i kanë komunikuar teknikut shkarkimin, ndërsa më pas kanë bërë edhe një deklaratë zyrtare për vendimin.
Gjithçka erdhi pas humbjes së thellë 1-4 mbrëmjen e djeshme në “Artemio Franchi” përballë Romës, që duket se bindi presidentin Commisso të shkarkojë Montellën, duke qenë se skuadra vjollcë kishte arritur të grumbullojë vetëm 17 pikë në po kaq javë të kampionatit dhe është shumë pranë zonës së ftohtë.
Menjëherë ka dalë edhe lista me emrat e trajnerëve kandidatë për të zëvendësuar Montellën, ku i preferuari i presidentit Commisso mbetet Luciano Spalletti, ndërsa më të mundshëm janë emrat e Prandellit, Ballardinit e Iachinit. Vincenzo Montella ka drejtuar dy herë Fiorentinën, teksa fillimisht u emërua trajner në periudhën 2012-2015, ndërsa më pas u rikthye në prill të këtij viti për të zëvendësuar Stefano Piolin.
KOHA JONË SONDAZH

