FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Firma me Neymar, drejtuesi i njohur: Do sillte të ardhura në klub

Negociatat ndërmjet Paris Saint-Germain dhe Barcelonës për një kthim të Neymar në “Camp Nou” mund të zgjasin disa javë.

Por drejtuesit e klubit katalanas janë të vetëdijshëm se një transferim i tillë mund të sjellë edhe reklama në klub. Talenti i brazilianit është i padiskutueshëm, pavarësisht se rikthimi i tij do të pritej me polemika.

Neymar ka mbi 121 milionë ndjekës në “Instagram”, ndërsa ai ka marrëveshje sponsorizimi me më shumë se 30 marka dhe fitimi që mund të sjellë nga shitja e fanellave, biletat e ndeshjeve, të drejtat e TV dhe sponsorët mund të të jetë e jashtëzakonshme për klubin.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjithashtu Carles Canto, Drejtori Ekzekutiv i SPSG Consulting, ka bërë të qartë se nëse marka e Barcelonës dhe brazilianit do të bëheshin së bashku, atëherë klubi do të përfitonte shumë në aspektin financiar.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Profili i “Instagram” të Neymar është një përforcues për markën e Barcelonës, duke i lejuar ata të arrijnë miliona njerëz në mbarë botën. Klubi mund të rrisë biznesin e tij përmes rrjeteve sociale të lojtarit. Imagjinoni nëse Barcelona i jep çdo tifozi nga një euro falë Neymar … “-përfundoi Canto.

Për kartonin e tij, Barcelona duhet të paguajë jo më pak se 200 milionë euro, shifër e konsiderueshme, por disi e ulët për shumën që PSG pagoi 2 vite më parë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?