Firmino dërgon Liverpoolin në finalen e Kupës së Botës për klube (VIDEO)

Liverpool arrinti që të siguronte një biletë në finalen e Botërorit të Klubeve, pasi mposhti Monterey-n në gjysmëfinale me rezultatin e ngushtë 1-2, me golin e fitores që erdhi vetëm në minutat shtesë. Ishin të besuarit e Jurgen Klopp ata që zhbllokuan rezultatin me Naby Keita në minutën e 12-të. Pas një pasimi të mrekullueshëm të Mohamed Salah, ish-lojtari i RB Leipzig nuk ka gabuar përpara portierit kundërshtar.

Megjithatë, avantazhi i The Reds ka zgjatur vetëm dy minuta pasi skuadra meksikane ka barazuar me Funes, i cili përfitoi nga një përgjumje e ekipit të Klopp. Në minutën e parë shtesë, Arnold shërbeu për brazilianin Firmino, i cili do të shënonte golin që që e dërgon në finalen e Kupës së Botës për klube, ku e pret Flamengo.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?