Fitoi të drejtën për organizimin e Kupës së Botës, Trump reagon në rrjetet sociale

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump nuk e ka fshehur gëzimit pas lajmit për organizimin e Kupës së Botës në vitin 2026 në Amerikën e Veriut. Në rrjetin social “Twitter” Trump shkroi: “Shtetet e Bashkuara, së bashku me Meksikën dhe Kanadanë, sapo morën të drejtën e Kupës së Botës. Urime! Një punë e madhe!”

Vendimi u mor një ditë para fillimit së Botërorit 2018 dhe kandidatura e Amerikës Veriore fitoi ndaj asaj të Marokut, pasi mori 134 vota kundrejt 65 që mori Maroku. Turneu i Amerikës së Veriut do të luhet në 16 stadiume, shumica e të cilave do të jenë në SHBA. Të gjitha stadiumet tashmë ekzistojnë dhe do të kërkojnë vetëm rinovimin përpara turneut.

Formati i Kupës së Botës 2026 do të pësoi ndryshime, pasi pjesëmarrëse do të jenë 48 kombëtare.

Swiss Digital Desktop Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?