Fitorja me Francën, De Biazi kërkon rinovimin e kontratës

 “Ishte një ndeshje shumë e mirë dhe mendoj se futbollistët iu përgjigjen me sukses detyrave që iu dhshë. Gjithashtu dua të them se jam i lumtur për paraqitjen e Alijit dhe Ajetit pasi luajtën shumë mirë, por gjithashtu më kënaq edhe rikthimi i Bashës i cili ishtë një nga më të mirët në fushë.

Pavarësisht se kishim mungesa, kjo nuk na demoralizoi dhe lojtaret që luajtën treguan siguri në fushë. Kjo ishte një ndeshje që nuk shërben për asgje por megjithatë besoj se lojtarët do të jenë me moral të lartë në ndeshjet e shtatorit”.

I pyetur për rinovimin, ku u cituan edhe fjalet e Armando Dukës para ndeshjes: Do flasim për rinovimin pas ndeshjeve të shtatorit, De Biazi u shpreh: “Mirë do të do të ishtë ta diskutonim në këto momente pasi më vonë mund të ndryshojë situata”.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Jemi në një rruge ku të gjithë e dimë dhe e duam me shpirt destinacionin. Po luajmë shumë mirë por e dimë që nuk do të jetë aspak e lehtë. Jemi duke marrë frytet e një pune që e kemi nisur para dy vitesh.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ky popull e meriton një pjesëmarrje në në një kompeticion të rëndësishëm dhe ne do të bëjmë maksimumin që të plotësojmë këtë ëndërr të të gjithë shqiptarëve. Skuadra reagon mjaft mirë edhe pse sot kishim mungesa dhe dua të them se grupi dhe forca e këtij është ajo që po na ndihmon të arrijmë këto rezultate.
Duhet të mos humbasim përqëndrimin dhe të jemi me kembë në tokë. Ndeshja me Francën duhet të ruhet si një kujtim I bukur dhe të mbetet këtu, pasi rrugë e vështirë na pret përpara.

Shpresoj ta përjtoj kualifikimin, por si me mua si pa mua, Shqipëria një ditë do të kualifikohet në një Europian ose Botëror. Tani shpresojme të një barazim të Danimarkës me Serbinë ose në një fitore të danezëve për të qenë në një pozicion sa më të mirë në klasifikim”, deklaroi Cana.


 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?