Fituan me lehtësi në miqësore, Shevçenko: Shqiptarët na lanë të luajmë
Trajneri i Ukrainës, Andri Shevçenko foli për faqen zyrtare të federatës ukrainase në lidhje me fitoren ndaj Shqipërisë, duke u shprehur i kënaqur në lidhje me lojë dhe rezultatin e ekipit të tij.
“Tani kemi filluar të fokusohemi më shumë te rezultati. Sot ia kërkova futbollistëve, edhe pse ishin të lodhur nga fundi i sezonit. Sot u kërkova lojtarëve rezultatin, përpjekja e tyre ishte e duhura dhe u pa në fushën e lojës.
Sulmet e shqiptarëve? Në një nga episodet ne bëmë një gabim, mbrojtësit nuk ishin të vëmendshëm dhe një lojtar doli rrezikshëm i lirë, por pastaj goditja e tij u grushtua. Në vijim nuk ndodhi asnjë gjë e veçantë para portës tonë. Pjesa e parë nuk ishte e keqe, në të dytën na u lejua të mbanim topin. Ata që hynë në fushë si zëvendësues e bënë shumë mirë. Rezultati përfundimtar 4-1 flet vetë.
Rotacioni? Mendoj se 24-25 lojtarët që kemi e kuptojnë rolin e tyre në fushë. Rotacioni që kemi përdorur e tregon këtë. Ishim në gjendje të vinim në zbatim çfarë kishim si detyrë. Por duhet theksuar gjithashtu se shqiptarët na e lejuan sot një gjë të tillë. Në përgjithësi them se ekipi zhvilloi një ndeshje të mirë”, tha Shevçenko në fund të ndeshjes.
KOHA JONË SONDAZH

