Fituan ndaj Sitit në Angli, reagimi i Bazelit pas ndeshjes është brilant

Dje në mbrëmje ishte befasuese dhe humbja e Sitit në ndeshjen e kthimit ndaj Bazelit. Skuadra e Guardiolës gjithsesi siguroi kalimin për në fazën tjetër falë fitores së parë 4-0 në Zvicër.

Ky sukses i Bazelit ishte thjeshtë për statistika, teksa nuk ka munguar as festa në përfundimin e ndeshjes në “Etihad Stadium”. Këtë gjë e kanë treguar edhe në një postim që ka bërë klubi i njohur në faqen e tyre në Instagram.

“Fitues në shtëpinë e Mançester Sitit (2-1), që ishin të pamposhtur prej 46 ndeshjesh radhazi, humbja e fundit më 3 dhjetor 2016”, ka shkruar Bazeli. Një mënyrë e zgjuar për të festar një sukses historik. /Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?