Flamurtari dhe Luftëtari bëjnë surprizën, ndalin Teutën dhe Bylisin
Dy skuadrat e fundit të renditjes bëjnë surprizën e madhe në javën e 26-të, duke ndalur Bylisin dhe Teutën. Flamurtari mori një barazim me shumë vlera 1-1 në transfertën durrsake ndaj Teutës. Në “Niko Dovana” vlonjatët kaluan të parët në avantazh me golin e Anxhelo Harunit, ndërsa Teuta riktheu baraspeshën vetëm në pjesën e dytë.
Ndonëse kishte përballë Luftëtarin që është me një këmbë në Kategorinë e parë, Bylisi nuk ia doli të marrë fitoren e parë për vitin 2020 në kampionat, pasi nuk shkoi më shumë se një barazim 1-1 në transfertën gjirokastrite.
Trajneri Dovedan kishte lënë në stol portierin Isli Hidi, pas gabimeve në javët e fundit dhe i kishte besuar nga minuta e parë Mirakës, ndërsa mallakastriotët kaluan të parët në avantazh në minutën e 35-të me anë të sulmuesit Guindo, që ekzekutoi saktë një 11-metërsh.
Megjithatë gjirokastritët rikthyen baraspeshën shumë shpejt, me anë të Gresild Likës, që mposhti Mirakën dy minuta para sinjalizimit për fundin e pjesës së parë dhe çoi skuadrat në dhomat e zhveshjes në barazim.
KOHA JONË SONDAZH

