Flamurtari mund Skënderbeun, Kobinah shpëton Tiranën me një super gol

Flamurtari ka fituar me rezultatin 2-0 ndaj Skënderbeut, duke zhytur në krizë këta të fundit. 45 minutat e para nuk prodhuan shumë raste dhe skuadrat shkuan në dhomat e zhveshjes pa asnjë gol të shënuar.

Duhej të vinte minuta e 64-t që të vendosej takimi, pasi një krosim i Torasës drejt zonës e zë mbrojtjen e kampionëve të papërgatitur. Sambou nuk merret vesh me Dajsinanin dhe topi i krosuar nga argjentinasi gjen sulmuesin Ribaj që me kokë e dërgon në rrjetë duke shfrytëzuar pasigurinë e miqve. Skuadra korçare u mundua që të reagonte, por nuk do të arinte që të shfrytëzonte rastet për shënim. Nëmnutën e tretë shtesë, Musta shënoi edhe golin e dytë.

Tirana nuk shkoi më shumë se një barazim 1-1 në duelin ndaj Luftëtarit. Gjirokastritët kaluan të parët në avantazh në minutën e 21-të, por për të shpëtuar bardheblutë duhet të prisnin minutat shtesë, teksa Kobinah realizoi një super gol me një goditje fantastike nga distanca. /Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?