Flamurtari, përforcimet e para nga jashtë Shqipërisë

Vijnë nga jashtë shqipërisë goditjet e para të Flamurtarit në merkato. Klubi vlonjat është shumë pranë përforcimit me 3 futbollistë për skuadrën e sezonit të ardhshëm, për të cilët pritet tashmë zyrtarizimi.Në këtë mënyrë trajneri i ri Stanislav Levi do të ketë në organikë grupin e duhur për një sezon ku skuadra do të niset sërish me ambiciet maksimale pas dështimit në kampionatin që sapo u mbyll. Në mëngjesin e së shtunës kanë zbarkuar në Vlorë për bisedimet e rastit për të arritur një marrëveshje mesfushori kosovar Gramoz Kurtaj dhe sulmuesi nga Bosnje Hercegovina, Jovica Stokic.Kurtaj, 24-vjeçar luan në qëndër të mesfushës dhe sezonin e fundit është aktivizuar në divizionin e dytë çek me skuadrën e Most ku ka koleksionuar 30 ndeshje si titullar, ndërsa ka spikatur edhe me instiktin e tij për të goditur portën duke shënuar 6 gola. Një avantazh për transferimin e tij te Flamurtari përbën edhe fakti se futbollisti ka si pasaportën gjermane ashtu edhe atë të Kosovës ndaj nuk redukton numrin e lojtarëve të huaj.Për sa i përket 28-vjeçarit nga Bosnje Hercegovina, Stokic, i cili ka qenë në bisedime edhe me Skënderbeun vjen nga Borac Banja Luka, një ndër klubet më të famshëm bosnjakë ku në edicionin e fundit ka luajtur 26 ndeshje duke shënuar 10 gola. Roli i tij natyral është sulmues i dytë, por mund të zhvendoset edhe në krah ose para portës. Përvec dy futbollistëve që ndodhen tashmë në Vlorë, Stanislav Levi mund të përforcojë radhët e skuadrës së tij edhe me sulmuesin kroat 21-vjeçarin Dejan Cabraja, i cili nëse merr miratimin e teknikut çek do të huazohet nga Lokomotiva e Zagrebit.

 

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?