Flamurtari, tre javë në Turqi, dhe merkato pa shumë zhurmë
Flamurtari do të zhvillojë fazën përgatitore në Bursa të Turqisë, aty ku që nga fillimi i korrikut dhe për tri javë me radhë do të kryejë stërvitje, plus edhe ndeshje miqësore, teksa mendohet të jenë 5 minimumi. Në 21 ditë do të testohen lojtarë, do të afrohen të rinj, njëkohësisht, duke qenë se janë shumë skuadra duke kryer fazën përgatitore, mund të shihet ndonjë element që mund t’i bëjë punë Flamurtarit. Në fund të korrikut ekipi do të kthehet në Vlorë, aty ku do të fillojë të kolaudojë grupin për 22 gushtin, kur nis edhe Superiorja. Stadiumi “Flamurtari” i është nënshtruar rikonstruksionit dhe kantieri i vërtetë është infrastruktura për momentin. Por edhe në ekip është bërë lëvizja kryesore, është emëruar trajneri i ri. Duke parë përvojat e hidhura të viteve të kaluara, drejtuesit vlonjatë nuk po nxitohen në merkato, është afruar vetëm një lojtar, edhe ai në formë huazimi.
KOHA JONË SONDAZH

