Flet “superman”-i Strakosha: Jemi të fortë, duam të fitojmë Kupën këtë sezon

Thomas Strakosha ishte protagonist absolut për skuadrën e Lazios, duke i dhënë kualifikimin në ndeshjen çerekfinale ndaj Interit në ruletin e penalltive. Portieri i kombëtare sonë u vlerësua si njeriu i ndeshjes, ndërkohë që nuk mund të mungonte edhe interesimi i mediave italiane për të.

“Dhamë gjithçka, meritonim të shkonim në gjysmëfinale. Jemi të lumtur. Pritja më e vështirë? Ishte ajo ndaj Politanos”, deklaroi gardiani kuqezi.

Çfarë jep kjo fitore në aspektin moral?

Swiss Digital Desktop Reklama

Besojmë në vlerat tona, po e demostrojmë çdo ndeshje. Të dielën na ndodhi një humbje e pamerituar, por kemi treguar se jemi një ekip i madh dhe duam të fitojmë Kupën. Besojmë se mund të bëjmë mirë në çdo kompeticion. Mund të përmirësohemi më tej dhe ta përfundojmë kampionatin mes katër ekipeve më të mira. Lazio është në gjendje shumë të mirë. Në fillim vuajtëm për shkak të shpërqendrimit, tani e kemi marrë veten dhe thjesht duhet të vazhdojmë kështu.

Swiss Digital Mobile Reklama

Pa Juven dhe Napolin të eliminuar, a është Lazio favorite për Kupën?

Nuk e ndjejmë asnjëherë veten favorit, japim gjithmonë maksimumin. Sezonin e kaluar shkuam deri në finale, por në Kupën e Italisë kemi treguar se jemi të fortë.

Do të jetë një hakmarrje ndaj Milanit në gjysmëfinale?

Shpresoj që këtë herë të na shkojë mirë (qesh).

Të luash ndeshjen e kthimit në Milano e bën më të komplikuar?

Sigurisht, por kemi treguar se nuk kemi frikë”, deklaroi Strakosha. /R.Lika-Koha Jone/

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?