Florent Qorraj, talenti kosovar zyrtarisht i Skënderbeut
Florent Qorraj është lojtari më i ri i skuadrës së Skënderbeut. Mesfushori i talentuar kosovar nënshkroi një kontratë 2-vjecare, me të drejtë rinovimi edhe një vit tjetër me presidentin e 6 herë kampionëve të Shqipërisë, Ardian Takaj. Lajmi u dha nëpërmet faqes zyrtare të Skënderbeut në Facebook, ku djaloshi që spikati me Besën e Pejës, shfaqet duke shtrënguar duart me numrin një të klubit juglindor. Kësisoj, me firmën e Qorrajt, shkon në pesë numri i futbollistëve kosovarë në kampin korcar, pasi nën urdhrat e Josës janë edhe Latifi, Abazi, Berisha dhe Jashanica.
Një tjetër talent që largohet nga futbolli kosovar për t’u pjekur edhe më shumë si futbollist në Kategorinë Superiore dhe me siguri nuk do të jetë i fundit. Partizani, Kukësi dhe Flamurtari po studiojnë të gjitha mundësitë për të transferuar në Superiore të tjerë elementë të spikatur në Kosovë, që janë gati të bëjnë hapin e madh në karrierë, duke shpërthyer fillimisht në elitën e futbollit shqiptar.
KOHA JONË SONDAZH

