Florian Marku: Ua premtoj, serbin do ta mposht me nokaut që në raundin e parë

Më 8 qershor në pallatin e sportit “Asllan Rusi”, Florian Marku, do të ndeshet në një duel spektakolar me serbin Sladjan Dragisic. Kjo do të jetë ndeshje e para e Markut në vendin e tij dhe ai ka premtuar se do ta mposhtë serbin që në raundin e parë.

“Ndihem shumë i lumtur që jam kthyer në atdhe, mezi po e pres ndeshjen e 8 qershorit, kam punuar shumë për këtë ditë.”-shprehet Marku për “Super Sport”.

Për përgatitjet?

Swiss Digital Desktop Reklama

Kam dy muaj që po përgatitem, kam qenë në Tajlandë për t’u stërvitur……

Swiss Digital Mobile Reklama

Cila është pika jote më e fortë?

Zemra (buzëqesh). Stërvitja e tepërt. Gjithmonë kam patur shumë vullnet për t’u stërvitur, e kam bërë këtë që 12 vjeç.

Si ndihesh në Tiranë ku njerëzit të buzëqeshin dhe kërkojnë të bëjnë autografe?

Jam shumë i lumtur. Pasi shqiptarët dhe kosovarët më kanë përkrahur në të gjithë botën. E kam ndjerë mbështetjen shumë të madhe që kam patur prej tyre. Për mua çdo ndeshje është e njëjtë, nuk më intereson se kush është kundërshtari. Por është një emocion krejt ndryshe kur ndeshesh para njerëzve të tu, këtu në Tiranë.

Është krenari, unë jam shumë krenar. Unë e dua këtë sport që bëj dhe i premtoj të gjithë shqiptarëve që kam për të arritur shumë lart dhe kam për ta ngritur flamurin shqiptar në majat e këtij sporti.

E ke studiuar kundërshtarin? Si mendon se do të jetë ndeshja?

Ndeshja do të përfundojë në raundin e parë me nokaut, është e sigurtë. Kundërshtari është i mirë por jo në nivelet e mija. Nuk është ndeshur kurrë me një kundërshtar si puna ime. Këtë do ua vërtetoj ditën e ndeshjes.

Serbi ka dhënë një intervistë që me mua do boksoi në këmbë. Unë ua premtoj që nëqoftëse zgjedh që të boksoi me mua në këmbë, në raundin e parë do të jetë nokaut.

I pres të gjithë shqiptarët kudo që janë të vijnë të më përkrahin. U premtoj një fitore të madhe.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?