FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Fonseca sfidon Juventusin: Më e vështirë është me Genoa-n dhe Torinon

Roma do ta mbyllë fazën e parë me një ndeshje shumë delikate në “Olimpico” në Juventusit. Trajneri Paulo Fonseca nuk i ka aspak frikë bardhezinjve, madje ai i sfidon në mënyrë të hapur.

“Më shumë kam frikë kur luajmë kundër Genoa-s dhe Torinos se sa ndaj Juventusit, Interit dhe Napolit. Deri më tani kemi luajtur shumë mirë ndaj skuadrave më të mira. Është një problem përshtatje, ka të bëjë më shumë me qëndrimin e skuadrës. Duhet përqendrim total, pasi është një ndeshje ku lojtarët janë shumë të motivuar. Shumë shpejt do të ndërtojmë një grup të rëndësishëm për të ardhmen dhe do të luftojmë kundër ekipeve si Inter dhe Juventus.

Sarri? Nuk e njoh mirë të kaluarën te Juventusi me trajner të tjerë, por njoh Sarrin. Është një nga më të mirët në Europë, me ide pozitive mbi futbollin që më pëlqen shumë. Po ndërton një skuadër shumë të fortë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Një e ardhme te Juventus? Nuk e mendoj të ardhmen, por vetëm te tashmen. Mendoj vetëm për Romën dhe më pëlqen këtu”, deklaroi Fonseca. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?