Formacionet zyrtare/ 3 skuadra në garë për dy bileta në fazën tjetër nga grupi H
Sot në orën 16:00 grupi H, do të luajë dy ndeshjet e fundit, teksa 3 kombëtare janë në garë për një biletë për fazën e 1/8-ve. Japonia, Senegali dhe Kolumbia do të tentojnë deri në minutën e fundit, ndërkohë që vetëm Polonia nuk ka shanse, pasi është në vendin e fundit, pa asnjë pikë.
Në “Volgograd Arena” Japonisë do t’i mjaftonte edhe barazimi me polakët për të vijuar më tej, ndërsa sfida mes Senegalit dhe Kolumbisë në “Cosmos Arena” të Samarës luhet për gjithçka.
Përfaqësuesja afrikane ka në dispozicion edhe barazimin, ndërsa Kolumbisë i duhet patjetër fitorja për të mos u varur nga rezultati i takimit tjetër. Ekziston një skenar, sipas të cilit, nëse Senegali barazon me Kolumbinë dhe Japonia humbet me Poloninë atëherë do të ishin “Samurait” ata që do të largoheshin nga Botërori.


KOHA JONË SONDAZH

