Formacionet zyrtare/ Anglia dhe Belgjika sfidohen me rezervat, Januzaj e nis titullar
Grupi H, do të luajë në orën 20:00 ndeshjet e treta në grupe, teksa spikat sfida ndërmjet Anglisë dhe Belgjikës, që luajnë për vendin e parë në grup. Belgjika ka 6 pikë dhe golaverazhi është i njëjtë 8-2, por “Djajtë e Kuq” janë ndëshkuar me një karton të verdhë më shumë.
Sfida mes tyre do të përcaktojë ekipin kryesues, që do të përballet me skuadrën e dytë të Grupit H. “Tre luanët” kanë lënë pushim” golashënuesin më të mirë të Kupës së Botës, Harry Kane dhe disa yje të tjerë. Të njëjtën gjë ka bërë edhe Belgjika, duke lënë pushim Hazard, De Bruyne, Lukakun, ndërkohë që Januzaj do ta nsië ndeshjen nga minuta e parë.
Sa i përket ndeshjes tjetër Panama-Tunizi, ajo do të luhet vetëm për krenari, pra për të shmangur vendin e fundit. Afrikano-veriorët janë të tretët vetëm falë golaverazhit më të mirë, që do të thotë se edhe me një barazim e ruajnë pozicionin e tyre.



KOHA JONË SONDAZH

