Formacionet zyrtare/ Hysaj e nis titullar ndaj Interit në super duelin e mbrëmjes

Seria A do të mbyllë javën e 18-të sonte në mbrëmje me një super ndeshje mes Napolit dhe Interit. Të kaltrit do të zbresin në fushë me disa mungesa në mbrojtje, teksa lajmi i mirë është aktivizimi nga minuta e parë në krahun e djathtë e Elseid Hysajt. Di Lorenzo është spostuar në qendër të mbrojtjes, ndërkohë që në sulm, Callejon dhe Insigne do të mbështesin Milik.

Në krahun tjetër Conte i beson 11-shes së zakonshme në ndeshjet e fundit, duke e nisur takimin me dyshen Lukaku dhe Lautaro Martinez. Në mesfushë Sensi do ta nisë nga stoli ndërkohë që në mbrojtje Bastoni ka zënë vendin e Godin.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?