FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Formacionet zyrtare/ Ronaldo sfidon mbrojtjen e “hekurt” të Uruguait

Faza e 1/8-ve nisi në një mënyrë të çmendur me 7 gola të shënuar, teksa pas pak minutash do të zbulojmë dhe çiftin e parë çerekfinalist. Në Sochi, Uruguai dhe Portugalia do të luajnë një duel shumë interesant.

Portugalia edhe njëherë do të shpresojë te forma e mirë e Cristiano Ronaldos, që pavarësisht 11-metërshit të humbur ndaj Iranit, ka shënuar 4 gola në këtë kompeticion dhe duket në një formë mjaft të mirë fizike.

Nga ana tjetër, edhe Uruguai ka treguar se është një skuadër që lufton shumë dhe nuk ka pësuar ende asnjë gol në këtë kompeticion. Shpresat e skuadrës së Tabarezit janë që të eliminojnë kërcënimin “Ronaldo” dhe të presin ndonjë magji nga dyshja sulmuese Cavani-Suarez. Cr7 do të shoqërohet në repartin e sulmit nga Guedes, dhe jo Andre Silva.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?