Formacionet zyrtare/ Sfidë e zjarrtë mes Brazilit dhe Serbisë, Zvicra sfidon Kosta Rikën
Pas eliminimit të Gjermanisë, pas pak do të luhen ndeshjet e fundit në grupin E, Serbi-Brazil dhe Zvicër-Kosta Rika. Vëmendja kryesore shkon për sfidën e Moskës, ku 5 herë kampionëve të botës do t’u duhet të shmangin humbjen me Serbinë për të siguruar kualifikimin.
Një përballje e zjarrtë kjo, duke patur parasysh që Zvicra me shqiptarët Xhaka, Xhaqiri, Behrami dhe Xhemaili do të kenë më të thjeshtë detyrën me Kosta Rikën. Helvetët me një fitore me diferencë golash mund t’i marrin vendin e parë Brazilit, ndërsa Serbia ka vetëm një rrugë për t’u kualifikuar: që të fitojë ndaj “Seleçaos”.
Ekziston edhe një skenar që eliminon Zvicrën: nëse përfaqësuesja Helvete humbet me diferencë golash me Kosta Rikën dhe Serbi-Brazil përfundon ose barazim ose me fitoren e ngushtë të Serbisë.



KOHA JONË SONDAZH

