Formacionet zyrtare/ Spanja dhe Rusia me surpriza në zgjedhjet për super duelin e 1/8-ve

Pas eliminimit të Messit dhe Ronaldon në ditën e parë të fazës së 1/8-ve, sot do të jetë radha e të zotëve të shtëpisë, Rusisë, që të përballet me Spanjën, në orën 16:00, në Luzhniki Arena të Moskës.
Rusia e mbylli fazën në grupe në vendin e dytë, pasi fitoi dy takimet e para, por u mposht me rezultatin e thellë 0-3 nga Uruguai, në takimin e fundit. Si vendasit, ashtu edhe Spanja, në ndeshjet në grupe treguan se kanë një repart sulmues që funksionon mjaft mirë, por reparti mbrojtës nuk bind aspak.
Rusia do të provojë të përfitojë nga mbështetja e publikut, pasi rreth 70% e atyre 90 mijë tifozëve që do të mbushin Luzhnikin, do të jenë me tifozë vendas. Sa i përket formacioneve, nuk mungojnë surprizat, teksa Hierro i ka besuar një vend titullari Asensios, duke lënë në stol Iniestën, së bashku me të do të luajnë dhe iso dhe Koke, për të mbështetur Diego Costën të vetëm në repartin e avancuar.
Në krahun tjetër rikthehet me formacionin më të mirë, teksa Golovin do të jetë truri i mesfushës, por surprizë duket lënia jashtë e Cheryshev, i cili është golashënuesi më i mirë. /Koha Jonë/

KOHA JONË SONDAZH

