Formacionet zyrtare të Inter-Juve, Conte dhe Sarri me surpriza
Pas pak minutash në Kinë do të luhet Derbi i Italisë mes Interit dhe Juventusit. Një test i rëndësishëm miqësor për të dyja ekipet, i cili do të jetë i dyti për ta pas humbjeve në ndeshjet e para.
Conte do të zbresë në fushë me vendosjen 3-5-2. Handanovic do të jetë si gjithmonë në portë. D’Ambrosio, De Vrij dhe Skriniar formojnë treshen e mbrojtjes. Candreva dhe Dalbert o të luajnë nga krahët, ndërkohë që Gagliardini, Sensi dhe Brozovic janë trinomi i mesfushës. Perisic këtë ndeshje do ta nisë nga minuta e parë në mbështetje të Espositos.
Juventus ndërkohë ka bërë ndryshime të rëndësishme nga ndeshja e parë miqësore. Në portë do të jetë Szczesny. Në mbrojtje debuton për herë të parë si titullar De Ligt në qendër së bashku me Bonuccin, ndërkohë që në krahë do të mbështesin Cancelo dhe De Sciglio. Rabiot, Pjanic dhe Matuidi formojnë treshen e mesfushës. Edhe në sulm ka risi, pasi nga minuta e parë do të luajë Higuain, i mbështetur nga Ronaldo dhe Bernandeschi.
INTER: 1 Handanovic; 33 D’Ambrosio, 6 De Vrij, 37 Skriniar; 87 Candreva, 5 Gagliardini, 77 Brozovic, 12 Sensi, 29 Dalbert; 44 Perisic, 70 Esposito.
JUVENTUS: 1 Szczesny; 20 Cancelo, 4 De Ligt, 19 Bonucci, 2 De Sciglio; 25 Rabiot, 5 Pjanic, 14 Matuidi; 33 Bernardeschi, 21 Higuain, 7 C. Ronaldo
KOHA JONË SONDAZH

