FORMULA 1/ Kampioni i Botës triumfon në Jeddah, lë pas dy makinat Ferari (VIDEO)

Kampioni i botës Max Verstappen fitoi mbrëmjen e sotme garën e Çmimit të Madh të Arabisë Saudite në Formula 1, gara e dytë sezonale zhvilluar në pistën e Jeddah.

Edhe pse e nisi garën nga vendi i katërt, ai arriti të triumfojë, duke parakaluar 4 xhiro nga fundi Charles Leclerc me Ferrarin, ndërkohë që dy xhirot e fundi u zhvilluan nën regjimin e flamurit të verdhë, duke mos lejuar parakalimin..

I treti u klasifikua piloti tjetër i Ferrarit, spanjolli Carlos Sainz, që la pas meksikanin e Red Bull, Sergio Perez. Ky i fundit e nisi garën nga “pole” dhe e dominoi atë në 15 xhirot e para, deri në momentin që në pistë hyri makina e sigurisë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në vendin e dhjetë u rendit Leëis Hamilton me Mercedes, që nga kjo garë mori vetëm një pikë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?