FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

FOTO/ Televizioni iranian ndryshon stemën e Man United, arsyeja do iu çudisë!

PSG-ja megjithëse vuante mungesën e Neymarit dhe Cavanit, ka arritur të mposhtë në transfertë Manchester United me rezultatin 2-0 në duelin e parë të vlefshëm për fazën e 1/8-ave në Champions League.

Por gjatë transmetimit të mbrëmshëm një televizion iranian ka ndryshuar logon e klubit të Manchester United.

Ky televizion e ka rikthyer emblemën e Manchester United që e kishte në vitin 1970, atëherë kur nuk figuronte ‘Djalli i Kuq’ si emblemë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Arsyeja e largimit të ‘Djallit të Kuq’ nga televizoni iranian është bërë për arsye se ajo paraqet simbolin e ‘Satanit’, simbole këto që ndalohen të përdoren nga televizionet në këtë shtet.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?