FOTO/ Tifozët e West Ham përsëri protagonistë, gjuajnë portierin e Chelsea-s me lodër seksi
Tifozët e West Ham brenda muajit janë bërë për herë të dytë protagonist gjatë zhvillimit të ndeshjeve. Më 11 mars ata u futën në fushë për të protestuar ndaj rezultateve të dobëta të ekipt, që rrezikonte të binte nga kategoria. Përplasja më lojtarët e tyre ‘pushtoi’ faqet e para të gazetave.
Dje, në ndeshjen e luajtur kundër Chelsea-s tifozët e West Ham kanë befasuar sërish, por këtë herë kanë habitur më shumë me mënyrën që kanë zgjedhur. Gjatë ndeshjes e cila përfundoi me fitoren 2-1, tifozët i kanë hedhur portierit të Chelsea-s, Tibo Courtois, një dildo.
Lodra e seksit qëndroi në portën e vendasve dhe u fiksua nga fotografët anglezë.

KOHA JONË SONDAZH

