Franca konfirmon Deschamps, Zidane joshet nga një ofertë e Brazilit
Zinedine Zidane është mes emrave kandidatë për të marrë drejtimin e Brazilit. E përditshmja franceze “L’Equipe”, raporton se strategu nuk ka nisur asnjë punë të re, edhe pse është përfolur se mund të drejtojë disa skuadra.
50-vjeçari shihet si njeriu i duhur për të udhëhequr yjet e Brazilit, të cilët dështuan në Botërorin e fundit, duke u eliminuar në çerekfinale kundër Kroacisë. Mes emrave të tjerë të përmendur nga gazeta franceze janë edhe Mauricio Pochettino, Thomas Tuchel dhe Rafael Benítez.
Deschamps do të qëndrojë në krye të skuadrës edhe për Euro 2024, e deri në Botërorin 2030. Për francezin ka pasur interesimin nga disa klube të ndryshme, por “Seleçao”, kërkon me ngulm të rifitojë Kupën e Botës, trofe që i mungon që nga viti 2002.
KOHA JONË SONDAZH

