Franca konfirmon trajnerin Deschamps, Zidane gjithmonë e më pranë Juventusit

Franca bën lëvizjen e saj, ashtu si mendohej, duke konfirmuar në krye të pankinës Didier Deschamps. Në këtë pikë, Zinedine Zidane është më afër Juventus. E ardhmja e Zizou dukej e vulosur pas Botërorit 2022 në Katar, ku Les Bleus arritën deri në finale.

Pankina e Deschamps si trajner kombëtares ishte dëshira e madhe e Zidane, që e shihte si vendin më komod për të vazhduar një karrierë fitimtare. Por, Federata Franceze e Futbollit mendon të vazhdojë me Didì.  Një e dhënë tjetër do të ishte lamtumira përfundimtare me Gjelat e Karim Benzema, në mosmarrëveshje të fortë me trajnerin aktual dhe i rreshtuar në anën e mikut të tij Zizou.

Zidane duhet të vlerësojë propozimet e reja, teksa ka konfirmuar disa javë më parë se ka një mundësi të mirë për të ardhmen. Pas refuzimit për Manchester United dhe një marrëdhënie të turbullt me PSG-në, për të cilën ai nuk është plotësisht i bindur, Juventus është një nga rrugët përpara tij. Të paktën për gazetën franceze.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në fakt, për L’Equipe, Juventus do të ishte një “projekt që mund ta tërheqë”, por krahasuar me zëvendësimin e parë të Allegri apo Sarri, situata në klubin bardhezi ka ndryshuar. Në planin ekonomik do të ishte shumë e vështirë. Duhet përballuar paga e Allegri (që nuk është në skadencë) dhe duhet marrë përsipër një pagë edhe më e lart për Zidane.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?