FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Franca “rrëzohet” në Elbasan”, triumfon Shqipëria në miqësoren luksi

Në stadiumin “Elbasan Arena” mbyllet ndeshja miqësore mes kombëtares shqiptare të futbollit dhe asaj të Francës me fitoren 1-0 të kuqezinjve. Ergys Kaçe ka arritur të kthejë një goditje dënimi në gol, dhe rezultati në fund të pjesës së parë shkoi 1-0 në favor të Kombëtares Shqiptare. Goli u shënua në minutën e 43′ të pjesës së parë dhe rezultati mbeti i pandryshuar deri në fund të ndeshjes. Shqipëria e dominoi pjesën e parë me 4 goditje në portë përballë vetëm 2 goditjeve të ekipit të Gjelave. Në pjesën e dytë kuqezinjtë zhvilluan një ndeshje më të qetë dhe mbrojtën fitoren. Në pesë ndeshjet e kaluara Shqipëria kishte humbur katër prej tyre në takimet zyrtare dhe kishte barazuar vetëm në një, atë të nëntorit ta kaluar, 1-1. Kjo fitore ishte e parë dhe historike për kuqezinjtë ndaj një prej ekipeve më të forta të kontinentit dhe që pret Euro 2016.   

Formacionet zyrtare të ndeshjes

Shqipëria (Berisha – Hysaj, Cana, Ajeti, Aliji – Basha, Kaçe, Lila, Roshi, Lenjani – Cikalleshi) ;

Swiss Digital Desktop Reklama

Franca (Lloris – Jallet, Varane, Sakho, Evra – Gonalos, Kondgobia, Payet, Lazacette – Griezman, Giroud)

Swiss Digital Mobile Reklama

Trajneri i kombëtares shqiptare, Gianni de Biasi, kryeu 5 zëvendësime. Nga fusha e lojës kanë dalë Lila, Roshi, Basha, Lenjani, Kaçe, ndërsa janë futur Memushaj, Rama, Sadiku, Balaj dhe Lilaj

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?