Freiburg prezanton Amir Abrashin, Memushaj drejt Sampdorias

Amir Abrashi u prezantua zyrtarisht te skuadra e tij e re, Freiburg, që vitin e ardhshëm do të luajë në Bundesligën e dytë. Klubi gjerman i uroi mirëseardhjen mesfushorit të kombëtares shqiptare në faqen e tij në internet, duke e cilësuar 25 vjecarin si një prej përforcimeve më të rëndësishme për sezonin e ardhshëm, që përligj ambicien për t’u rikthyer në Bundesligë. Abrashi u transferua nga zviceranët e Grashopers te Freiburg, dhe drejtori sportiv Klemens Hartebahch bëri të ditur se blerja e lojtarit kuqezi ishte një dëshirë e vjetër e Freiburgut duke theksuar se mesfushori ka dhe një eksperiencë të pasur ndërkombëtare, si me kombëtaren shqiptare gjithashtu dhe në kompeticionet kontinentale. Abrashi ndërkohë zbuloi se dhe ai vetë e kishte dëshiruar këtë transferim, prej disa vitesh dhe është i kënaqur që më në fund u bë realitet duke shpresuar se do të ndohmojë skuadrën të ringjitet sërish në Bundesligën e parë. Suksesin më të madh te Grashopers, Abrashi e regjistroi në vitin 2013, kur skuadra nga Zyrihu fitoi Kupën e Zvicrës pasi mundi në finale Baselin.

Ledian Memushaj, insiston Sampdoria

Sampdoria insiston për Ledian Memushajn. E ardhmja e mesfushorit të Kombëtares Shqiptare mund të jetë pikërisht te skuadra e drejtuar nga presidenti Ferrero. Sipas asaj që raportojnë mediat italiane drejtuesit e Sampdorias kanë mbetur të mahnitur nga paraqitjet e Memushajt me fanellën e Pescarës këtë sezon dhe dëshirojnë ta transferojnë me cdo kusht 28-vjecarin vlonjat në Marassi sezonin e ardhshëm. Pronësinë e Memushajt e ka ende skuadra e Lecces por Pescara është e detyruar ta blejë përfundimisht kartonin e mesfushorit në verë për ta shitur atë më pas për një ofertë më të mirë ekonomike.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ish lojtari i Chievos dhe Carpit po zhvillon një sezon fantastik me Pescarën në Serinë B dhe me paraqitjet e tij po ndihmon skuadrën nga krahina e Abruzzos të luftojë për ngjitjen në elitën e futbollit italian. Pescarës tashmë i mjafton të eliminojë Bolognan në finalen e play-offit të Serisë B për t’u ngjitur në Serinë A. Por për Memushajn nuk ka shfaqur interes vetëm Sampdoria por edhe Carpi. Skuadra e sapongjitur në kategorinë e më të mirëve, kërkon të rikthejë në ekip lojtarin shqiptar. Memushaj ishte pjesë e Carpit sezonin e kaluar duke spikatur jo pak me lojën e tij. Në këtë sezon me Pescarën 28-vjecari regjistron 34 paraqitje dhe 7 gola të realizuar. Nuk përjashtohet as mundësia që nëse skuadra e drejtuar nga ish lojtari i Milanit dhe Lazzios, Massimo Oddo ngjitet në Serinë A, Memushaj të qëndrojë te Pescara. Gjithsesi cfarë do të ndodhë e ardhmja e futbollistit të përfaqësues shqiptare sezonin tjetër do të jetë në kategorinë maksimale të futbollit italian.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?