Frenimi i Tiranës, marshojnë Kukësi dhe Partizani, në ndjekje të Skënderbeut
Tirana ndalet sërish pas derbit, dhe humb terren ndërsa tre ekipet e tjera pretendente, siç pritje i fituan lehtësisht ndeshjet e radhës. Skënderbeu arriti fitoren e 4-t radhazi, pasi mundi të djelën 3-1 Vllaznisë, një kundërshtari që ndryshe nga kampionët si objektiv ka mbijetesën dhe u shkëput plot 5 pikë nga Kukësi i vendit të dytë, por këta të fundit si dhe rivalët e tjerë do t’i luajnë të hënën ndeshjet e tyre dhe mund të ngushtojnë sërish diferencën me kryesuesit. Për trajnerin Mirel Josa fitorja ndaj ekipit shkodran ishte një nga ato që tregojnë karakterin e një skuadre që kërkon titullin dhe njëkohësisht një ndër më të vështirat, dhe për të mbrojtur këtë arsyet nuk ngurron të radhisë edhe motivet. – “ Nuk mund të bëhet krahasimi me ndeshjet e tjera që kemi luajtur për vetë kushtet që është luajtur,” – theksoi Josa. “Ndaj Vllaznisë, me mungesën e tifozerisë dhe për faktin se skuadra vinte nga një sërë fitoresh, dhe duke pasur parasysh edhe fitoren që ishte si një detyrim, ndeshja ishte shumë e vështirë.” Në analizën taktike të kësaj sfide, Josa zbuloi se lëvizja fitimtare ishte ndryshimi i modulit duke kaluar nga 3 me 2 sulmues e përkatësisht Martins e Progni. Shënoi me fanellën e kampionëve dhe Liridon Latifi, për të cilin Josa ka edhe një këshillë. – “Latifi ka cilësi të mira sulmuese, është i shpejte dhe kur ka luajtur herë të tjera ka dalë dy tre herë në pozicione goli, por duhet të shkrihet me mentalitetin e skuadrës pasi ne s'kemi mentalitet individual por kolektiv që është treguar në këto vitet e fundit me fitimin e titullit kampion.”një ditë më pas fitoi Kukësi 4-0 ndaj Flamurtarit. Trajneri i Kukësit, Artim Shaqiri u duk i kënaqur pas fitores me Flamurtarin, pasi ndryshe atij mund t’i rrezikohej stoli. – “Jam i kënaqur që jemi kthyer te fitorja. Ishte një fitore e rëndësishme pasi na shpërben edhe për moral pasi gjendja e ekipit nuk ishte aspak e mirë. Më vjen mirë që futbollistët zbatuan me përpikmëri detyrat dhe në fund arritën të shënonin 4 gola. Është e vërtet që Flamurtari luajti më keq pjesën e dytë por kjo mendoj se erdhi si pasojë e presionit tonë të madh. Mbetemi favoritët kryesorë për të synuar titullin dhe do t’i marrim ndeshjet një nga një sigurisht duke shpresuar që kundërshtarët të gabojnë”, – u shpreh Shaqiri. Laçi fitoi 2-0 ndaj Apolonisë dhe trajneri Armando Cungu e cilëson me karakter skuadrën e tij pasi arriti të fitojë edhe pse është e vështirë në situatën kur nuk ka mbështetjen e tifozëve në stadium.- “Laçi ka bërë një paraqitje shumë të mirë. Në fillim kanë qenë një grup ekipesh me lojtarë cilësorë dhe për ne nuk ka qenë e lehtë por jemi përballur me dinjitet. Do të kërkojmë të japim maksimumin deri në fund për të kapur Europën. Kemi bërë shumë gabime në shtëpi dhe kemi gabuar në fazën e dytë për shkak të mungesave si ajo e James por edhe probleme me Vujadinoviç. Gjithsesi në këtë fazë po mundohemi të rikuperojmë sa më shumë por ndeshjet e mbetura do të jenë beteja edhe më të vështira”, – theksoi Cungu. Trajneri i Tiranës Gugash Magani, pas humbjes në derbi la edhe dy pikë të tjera në Durrës, ndërkohë që Partizani i Shpëtim Duros ka nisur marshimin dhe ka parakaluar me dy pikë bardheblutë, duk u vënë në ndjekje të kampionëve në fuqi dhe Kukësit, që mban vendin e dytë.
Kategoria Superiore
Java e 27-të/ Dje
Teuta-Tirana 0-0
Partizani-Elbasani 4-1
Shënues: Vila 49’, Raçiç 50’, 78’, Rrahmani 90’, Malindi 29’
KukësiKukësi – Flamurtari 4-0
Shënues: Dushku 49′ Pejiç 52′ 71′ Hysa 77′
Laçi-Apolonia 2-0
Shënues: Veliaj4′ Meto 73′
Të djelën
Skënderbeu-Vllazbnia 3-1
Shënues: Radas 56′ Latifi 74′ Lilaj 82′ Gocaj 72′ pen
Klasifikimi
Skënderbeu 57
Kukësi 55
Partizani 53
Tirana 51
Laçi 50
Flamurtari 34
Vllaznia 30
Teuta 20
Apolonia 16
Elbasani 13

